yoga, meditim, qi gong

mystic rose

studio

Mystic Rose Studio

Studio meditimi profesionale multidimensionale - Yoga, meditim, qi gong, tai chi - Osho Vizion 

Programi i studios tonë bazohet në disa drejtime duke synuar një zhvillim të brendshëm multidimensional me teknika që bëjnë pastrimin e trupit, mendjes dhe emocioneve nga bllokimet energjitike të cilat ndodhin në nivele të ndryshme për secilin nga ne. Duhet të pastrohen emocionet dhe mendimet e shtypura sepse njeriu mund të imagjinojë por nuk mund të ndjejë realisht fuqinë dhe energjitë e tij. Të gjitha këto teknika ju japin fragmente dhe ju filloni të ndjeni momente ku gjëra të reja fillojnë të ndërtojnë dhe kompletojnë njëra-tjetrën. Ka dy lloje teknikash, një lloj për të harruar veten, metodat sufiste me lutje, me vallëzim, me muzikë, të dehur prej tingujve dhe lloji tjetër është duke kujtuar veten, të fokusuar vazhdimisht në qenien tuaj. Qi gong dhe joga ju kthejnë te trupi, punojnë me miliona nerva dhe i rikthejnë në jetë. Energjia nuk duhet të përqendrohet por të rrjedhë në harmoni. Studio jonë (Osho Vizion) përdor teknika të ndryshme meditimi që kanë metodologjinë perëndimore të kombinuar me intuitën e lindjes, e mbledhin pastaj e çlirojnë energjinë që të rrjedhë në rrugët e saj natyrale. Të gjitha janë mjete dhe në momentin që ju e keni këtë energji ajo mund të lulëzojë në nivele më të larta. Në këtë mënyrë mund të keni vizionin e dy ekstremeve dhe ti balanconi ato në mes duke krijuar një njeri, as ekspresiv, as represiv, por thjesht në ekuilibër.

Ne punojmë me:

yoga

meditim

qi gong

tai chi

Osho

aktive & pasive

Tibetan

budist

Sufi

Whirling

Shaman

drums

Hindu

vigyan tantra

YOGA

Joga në Mystic Rose Studio përfshin sekuenca prej 8 degëve më të rëndësishme të jogës që njihen sot në botë. Energjitë e trupit dhe mendjes vendosen nën dominimin e vullnetit i cili është një instrument i vetëdijes. Kombinimi i vetëdijshëm i frymës, mudrave, fokusimit të syve dhe pozicioneve të trupit shërbejnë për të harmonizuar trupin dhe mendjen.

MEDITIM

Teknikat e meditimit që përdorim janë teknikat e Oshos (aktive dhe pasive), teknika tibetane, shamanesh, sufiste dhe ato të marra nga libri i sekreteve dhe përfshijnë një gamë shumë të gjerë metodash duke filluar nga dinamikat e forta për të rindezur energjitë deri tek gjendjet e thella të qetësisë për ti drejtuar ato në pozicionet natyrale.

QI GONG

Qi Gongu është një nga mënyrat më të mira për të harmonizuar rrjedhjen natyrale të enegjisë dhe ngadalësuar proçesin e plakjes.Forca e jetës Qi lëviz në mënyrë të sofistikuar dhe shkencore duke masazhuar muskujt tendinat dhe energjizuar qarkullimin e gjakut dhe si rezultat duke relaksuar trupin dhe qetësuar mendjen.

jeto, qesh, dashuro

Osho Vizion

Mos u përpiq të kuptosh jetën. Jetoje atë! Mos u përpiq të kuptosh dashurinë.   Hyr brenda saj. Vetëm atëherë do të dish dhe kjo dije vjen nga eksperienca jote.

Osho Vizion

Nëse ju shikoni bukurinë e jetës atëherë gjërat e shëmtuara do të fillojnë të zhduken. Nëse ju shikoni jetën me gëzim atëherë trishtimi fillon të zhduket. Ju s’mund të keni parajsën dhe ferrin njëkohësisht. Ju mund të keni vetëm një dhe ajo është zgjedhja juaj. Ju do të gjeni kuptimin e jetës, vetëm nëse ju e krijoni atë. Ai nuk gjendet i fshehur pas disa shkurreve që ju te shkoni të kërkoni dhe ta gjeni as edhe i fshehur nën ndonjë gur. Kuptimi i jetës është një poezi për tu shkruar, është një këngë për tu kënduar dhe një vallëzim për tu kërcyer.

Osho, kush jeni ju?  Manesha – unë jam një ftesë …

02 Teknika aktive

Dinamika, Kundalini, Mandala, No dimensions, Devavani, Hara meditation, Chakra breathing, Nataraj etj

03  Teknika pasive

Vipassana, Nadabrahma, Gourishankar, Chakra sound, Watching the breath, 4 levels of relaxing, Shiva techniques, Zazen etj